Besnik Tahiri

Besnik Tahiri kritikoi Qeverinë për dështim dhe paaftësi e që u dëshmua në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë për dështim dhe paaftësi e që u dëshmua edhe nga Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën. Ai ka thënë se ky raport është më negativi që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. “Për Bashkimin Evropian, shqetësues mbetet fakti, që disa ligje vitale janë miratuar përmes procedurës së përshpejtuar, pa marrë në konsideratë nevojën për konsensus. Kjo, siç kemi tërhequr vëmendjen, gjithnjë si Aleancë, ka rezultuar me ligje të dobëta dhe që nuk i përshtaten nevojave dhe kërkesave të kohës. Nisur nga ky sfond, të njëjtat ligje me të drejtë janë sfiduar në Gjykatën Kushtetuese. Për BE-në, mungesa e vullnetit për konsensus dhe praktikimi i procedurës së përshpejtuar, është defekt dhe dështim demokratik, tha mes tjerash Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …