leoni

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

Netanyahu: Me gjithë forcën tonë, me gjithë fuqinë tonë, ne do të vazhdojmë deri në fitore

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se lufta ndaj grupit palestinez “Hamas” do të vazhdoj deri në fitoren e plotë mbi ta. Ai ka thënë për mediet ndërkombëtare se beteja e Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë. “Me gjithë forcën tonë, me gjithë fuqinë tonë, ne do të vazhdojmë deri në fitore” ka deklaruar për CNN, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai ka shtuar më tutje se do të ketë “kontroll të plotë sigurie në Gaza, me aftësinë e IDF-së për të hyrë sa herë që ne dëshirojmë, që të vrasin terroristët që mund të rishfaqen. “Unë mund t’ju them se çfarë nuk do të ketë, nuk do të ketë Hamas. Për më tepër, atje nuk do të ketë një autoritet civil që i edukon fëmijët e tij të urrejnë Izraelin, të vrasin izraelitët, të eliminojnë shtetin e Izraelit” ka theksuar mes tjerash, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …