Gazeta amerikane, “Politico”, shkruan se Albin Kurti pretendon se është miku i amerikanëve, por në fakt është armiku i tyre

Zyra e Kryeministrit njofton për takimet që po zhvillon kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Francë

Zyra e Kryeministrit njofton për takimet që po zhvillon kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Francë. Kjo zyrë ka dhënë detaje për takimin e kryeministrit Albin Kurti me Zëvendës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien në Paris. U fol dhe mbi procesin e dialogut, ku Kryeministri Kurti veçoi faktin se Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive, e dedikuar dhe angazhuar për hapa të rëndësishëm tutje në proces. Nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …