Autoritetet në Islandë kanë evakuuar një qytet të tërë për shkak të frikës së shpërthimit të vullkanit. Zyra Meteorologjike e Islandës ka njoftuar se ekziston rreziku i madh për shpërthimin e vullkanit në gadishullin Reikjanës për shkak të sasisë së madhe të magmës nëntokësore dhe ritmit me të cilin po lëvizte. Profesori për vullkanet në Universitetin e Islandës, Thorvaldur Thordarson ju ka deklaruar medieve se beson që nuk ka mbetur shumë kohë deri të shpërthimi, disa orë apo disa ditë. Ai ka theksuar më tutje se rreziku i një shpërthimi vullkanik është rritur jashtëzakonisht. Në rajonin e Reikjanës kanë ndodhur disa shpërthime vullkanike në zonat e papopulluara në vitet e fundit, por shpërthimi për të cilin druhet se do të ndodhë paraqet rrezik për qytetarët por edhe qytetin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …