Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Asociacioni e gjymton funksionimin e shtetit të Kosovës

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se nga ajo që është publikuar për draft statusin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të konstatohet se ky Asociacion do të jetë shumë i dëmshëm për Kosovën. Ai ka shkruar se do të ketë pasoja serioze për Kosovën nga ky Asociacion. “ E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve. Është i frikshëm. E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnjë asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot është katastrofë” ka shkruar kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …