Humanistja, Resmije Krasniqi ka kërkuar ndihmë për vazhdimin e misionit të saj fisnik e vetmohues

Humanistja, Resmije Krasniqi ka kërkuar ndihmë për vazhdimin e misionit të saj fisnik e vet mohues. Ajo ka thënë se ka shumë vite që është duke u kujdesur për mirëqenien e shumë personave me nevoja të veçanta dhe se për këtë qëllim, ka sakrifikuar edhe pasurinë e saj. Ajo ka deklaruar për Kosovapress se për nevojat e shoqatës bëmirëse që drejton, ka shitur edhe shtëpinë dhe se deri tani është përballur me vështirësi të shumta. Humanistja, Resmije Krasniqi ka theksuar se pavarësisht se njerëzit që ndihmon ajo nuk mund të flasin, ajo së bashku me ta dhe familjar të tyre, sajojnë punime artizanale nga druri, veshje kombëtare, korniza të ndryshme e shumë gjëra të tjera interesante, të cilat i shesin për të krijuar mjete për nevojat e shoqatës së tyre. “Tash unë i kam pesë (persona) 24 orë, 205 anëtarë janë në shoqatë. 24 orë përpara i kam pas 17 (persona), pyete shpirtin tim qysh kam punuar. Tash i kam vetëm pesë, tash e kam edhe një që dy javë ka ardhur… Që të më dëgjon qeveria, i kisha lut kryeministrin dhe të gjithë ministrat që janë, që ekzistojnë në Kosovë, t’i ndihmojnë shoqatës tonë” ka bërë thirrje humanistja, Resmije Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …