Kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare, doktor Valdet Hashani ka thënë se vaksina e cila i jepet foshnjës në moshën 1 vjeçare, nuk lidhet me shfaqjen e autizmit. Ai ka shtuar më tutje se pretendimet e tilla, janë teori konspirative por që nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën për shkaqet e autizmit. “Teori konspirative, nuk ka lidhje asnjëra prej vaksinave të kalendarit me paraqitjen e autizmit, faktorët dhe shkaktarët e autizmit janë shumë e shumë të tjerë. Deri më sot shkenca nuk e ka vërtetuar se vaksinat janë të lidhura me autizëm. Apeli ynë është si mjek, që fëmijët duhet të vaksinohet dhe të shkohet vaksinimi sipas kalendarit, sepse në në këtë mënyrë ne e mbrojmë fëmijët nga sëmundjet” ka theksuar për Telegraf, mjeku, Valdet Hashani.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …