Kosova pret Izraelin në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës. Kjo ndeshje ishte parashikuar të luhej në tetor, por lufta që përfshiu Izraelin bëri që takimi të zhvillohet në një moment të dytë. Vetë kushtet në të cilat vjen Izraeli shkaktojnë jo pak tension me policinë e Kosovës që ka marrë masa drastike për të garantuar rendin. Pak para ndeshjes, u publikua edhe një deklaratë e Vedat Muriqit, i cili u shpreh se në Aeroportin e Prishtinës ishte kontrolluar nga policë të Izraelit, nga ajo polici dhe ai shtet që vret me mijëra fëmijë në Palestinë dhe që nuk i ndal aktivitet sportive, duke gjetur një shtet të brishtë e pa kurriz sikur është Qeveria e Kosovës e cila solidarizohet me krimin shtetëror të Izraelit kundër popullatës civile në Rripin e Gazës, kur ushtria e Izraelit deri tani ka vrarë afër 11 mijë civilë në Palestinë, në mesin e tyre afër 5 mijë fëmijë. “Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk kemi pasur probleme. Nuk i kanë pasur policët e vet, po vijnë për të luajtur futboll, apo për diçka tjetër? Besoj presioni nuk është te ne. Ne po shkojmë për sport, jo të luftojmë”, u shpreh Vedat Muriqi në deklaratën që shkaktoi shumë bujë. Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një reagimi zyrtar bëri të ditur se fjalët e Muriqit janë keqkuptuar. Me siguri se futbollistët e Kosovës do të tregohen miq dhe solidarë dhe do t ia japin fitoren Izraelit që i duhet aq shumë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …