Ambasadori i Meksikës në Serbi, Carlos Isauro Corona, ka thënë për mediet në Serbi se Meksika nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj refuzues sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, derisa ka garantuar se “gjithmonë” do të respektojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi i Meksikës për mosnjohjen e Kosovës me siguri nuk do të ndryshojë. Ne nuk njohim asnjë dokument të Kosovës”, ka thënë ambasadori meksikan. Përveç Meksikës dhe pesëshes së Bashkimit Evropian sikur janë: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro – në mesin e shteteve tjera të Amerikës së Jugut që mbajnë akoma qëndrim refuzues ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës janë edhe Argjentina, Bolivia, Venezuela, Uruguai, Ekuadori, Brazili, Peruja, Kili, Kolumbia dhe Paraguai.
