Kanë mbetur edhe gjashtë javë kur pritet që qytetarët e Kosovës të fillojnë të udhëtojnë pa viza për në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, është rritur kërkesa e kosovarëve për rezervimin e biletave nëpër agjencitë turistike. Disa nga agjencitë kanë pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të biletave në muajin e parë të vitit 2024, ndërsa edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë përgatitjet për një fluks të madh të udhëtimeve. Qytetarët e Kosovës kanë filluar interesimin e tyre për procedurat e udhëtimit pa viza në 27 vendet e zonës shengen në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Disa prej tyre thonë se udhëtimi pa viza do t’ju shërbejë për mundësi studimi, ndërsa të tjerë për punësim.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …