Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell sot do të kryesojë takimin ministror të quajtur “BE-Ballkani Perëndimor” që mbahet në Bruksel me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit. BE-ja mbështetet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë, thuhet në njoftimin që BE-ja e ka shpërndarë bashkë me një video të shkurtër, ku tregohet se cilat do të jenë temat e diskutimit. Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore”. Aty thuhet edhe se “BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm si partnerë të besueshëm. Përgjigja jonë ndaj sfidave aktuale gjeopolitike është solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …