Numri i palestinezëve të vrarëve nga Izraeli, në Gazë, që nga fillimi i luftimeve, ka arritur në 11 mijë 180

Numri i palestinezëve të vrarëve  nga ushtria izraelite  në Gaza që nga fillimi i luftimeve ka arritur në 11,180. Mediet bëjnë të ditur se nga numri i të vrarëve mizorisht  4 mijë e 609 janë fëmijë dhe 3 mijë 100 gra, ndërsa 28,200 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë një mjek në spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës e ka përshkruar numrin e pacientëve,  si “dërrmues”. Dr Fadel Naim, një kirurg ortoped, ka bërë përditësime të rregullta në rrjetet sociale për situatën në objekt. Ai ka  bërë të ditur se  nuk ka rezerva gjaku në Spitalin Al-Ahli dhe tani furnizimi me gjak na ka mbaruar, edhe pse ky është  spitali e fundit funksional, në Gaza. Al-Shifa dhe Al-Kuds, dy spitalet më të mëdha në rajon  thuhet se kanë mbetur pa karburante.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …