Shpresa Bajraktari – Ruci: Deri kur do të vazhdohet kështu?

Çdo ditë e më tepër populli përballet me nje gjendje tejet të rëndë ekonomike shoqerore dhe sociale.

Kjo është e lidhur me varfërinë e madhe të masave popullore, që vjen si rezultat i pabarazisë të tej skajshme midis klasës sunduese, që kane pushtetin ,e cila pasurohet me te gjitha mjetet në kurriz të masave popullore ;

Që gjithnjë e me tepër përballet me pasigurinë për të nesërmen dhe për jetën në përgjithësi.

Kjo po çon ne ç’popullimin e kombit tonë, dhe në popullimin e saj me emigrantë nga jashtë, siç po ndodh nga qendrimi dhe veprimi i fundit i kryeministrit tone ne marrëveshjen me kryeministren e Italise per emigracionin ne Shqiperi .

Kjo eshte nje diçka humanitare ,qe te strehosh dhe te mbash njerzit ne nevoje;

Por nuk eshte e drejte kur mendon dhe shef se qeveria jone nuk siguron dot jetesen bazike te qytetareve te vet;

Jo me te mendoje per te plotesuar nevojat e emigranteve te huaj.

Si rregull ,nje zot shtepie ne rradhe te pare ploteson nevojat bazike te familjes,pastaj mendon dhe per te ndihmuar te tjeret.

Keshtu dhe Shqiperia eshte nje familje e madhe;

Qe keshtu duhet te mendoje dhe te veproje ne praktike

Por kryeministri jone behet mirosh me te huajt dhe nuk mërzitet se popullsia shqiptare po plaket ;

Se rinia duke mos pare drite jeshile per te punuar dhe jetuar ne Shqiperi ;

Ka marre dhe vazhdon te marre rrugët e emigracionit per nje jete me te mire dhe me te sigurte.

Ja pra kjo eshte tabloja ,qe fatkeqesisht egziston per vendin tone dhe ne pergjithesi per kombin shqiptare.

Per te cilen antishqiptaret jane te interesuar ,ne menyre qe kombi shqiptare te çpopullohet ,si dhe te zbatohen te gjitha politikat antikombetare ,per te plotësuar orekset dhe enderrat e fqinjëve ,qe te arrijne qëllimet e tyre grabitqare.

Qe fatkeqesisht politikat e sotme antikombetare po ua shtrojne ketyre rrugen me dafina .

Ne nje kohe ,qe populli yne po perjeton cdo dite e me teper pasigurine dhe varferine, politikanet e forcave pseudo opozitare po i meshojne akoma me shume propogandes se tyre antikomuniste dhe antienveriste ndaj politikave te qeverisjes se sotme socialiste.

Ata shfrytezojne popullin i cili eshte ne gjendje shume te veshtire ekonomike,shoqerore dhe sociale ;

Qe t’i ngrejne ata ne protesta, gjoja kunder qeverisjes aktuale te socialisteve.

Ata e akuzojne qeverine aktuale , se nuk mendon per popullin ,se e ka varferuar shume ate .

E akuzojne ate si mafioze dhe hajdute.

Kjo eshte e vertete se populli eshte varferuar tejskajshmerisht ,

Por harrojne keto forca pseudo opozitare , se edhe ata kur kane patur pushtetin ne doren e tyre,po ne kete menyre kane drejtuar dhe qeverisur popullin;

Duke e vjedhur,mashtruar ,si dhe duke akuzuar ish pushtetin e popullit te Epokes Enveriane .

Nuk mund te ndodh ndryshe ,pasi ky sistem kapitalist si bashkudhetare ka hajnine,mashtrimin,krimet dhe problemet e thella sociale dhe shoqerore.

Qellimi i vertete i ketyre politikaneve te djathte eshte qe te marrin pushtetin ne duart e tyre,;

Se nuk jane ngopur me pasurite qe i kane vjedhur popullit dhe Atdheut gjate ketyre 33 vjeteve.

Me ta bashkohen dhe disa pseuodo gazetare dhe intelektuale ,qe per interesa te ngushta meskine i mbajne ison klases politike.

Kjo propogande e eger antikomuniste dhe antienveriste behet;

Nga qe, ata nuk jane te afte dhe te zot per te permbushur detyrat dhe premtimet qe u japin elektoratit per te ndryshuar gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale ;

Prandaj te keqen e kerkojne te e kaluara ;

Nga ajo qe ata e quajne diktature ,apo nga Enveri.

Qe sipas ketyre Qeveria e sotme socialiste eshte vazhdim i “diktatures ” se Enverit.

Gabohen rende .Pasi “Duktatura ” e Enverit i sherbente popullit ,kurse keto te sotmet i sherbejne borgjezise.

Gjthçka qe zhvillohet dhe propogandohet sot me termat antikomuniste dhe antienveriste eshte mashtrim,;

Por fatkeqesisht po manipulohen shqiptaret e varferuar,qe nuk kane shprese per jeten dhe marrin qendrimin e kahut te gabuar.

Eshte e vertete se “Diktatura”dhe Enveri nuk egzistojne .

Prej kujt tremben ata?!!…

Po ata i tremb ajo, sepse nuk mund te te perballen dhe te krahasohen me arritjet dhe sukseset e Epokes lavdimadhe Enveriane.

Prandaj ata vazhdimisht vjellin vrrer.

Ky vrrer dhe kjo propogande behet edhe kunder epopese se lavdishme te luftes Antifashiste Nac-Cl dhe heronjeve te saj, duke u përpjekur qe ta paraqesin ate si lufte civile ;

Kurse kriminelet e luftes ,qe bashkpunuan me okupatoret i bejne heronj.

Helmi propogandes se tyre ,vecanerisht hidhet dhe ndaj Epokes se socializmit i ideuar dhe zbatuar nga kollosi i mendimit dhe veprimit praktik Enver Hoxha ;

Duke mohuar mundin ,djersen e nje populli te tere ,qe derdhen per ndertimin e Shqiperise se Re.

Qellimi i tyre eshte ta baltosin dhe ta shtremberojne periudhën e socializmit ;

-Qe ti fshijne ata 50 vjet intensive, te lavdishme ,te jetuar dhe punuar nga prinderit e tyre.

– Mundesisht sipas tyre historia te filloj ne vitet e te ashtuquajtures demokraci.

Po pse kaq budalla e kujtojne ata popullin??!!.

Se duke e mashtruar, do ti mohojne historine e lavdishme te luftes antifashiste Nac-Cl dhe te ndertimit te Shqiperise Socialiste.te udhehequr nga PKSh me ne krye legjendarin Enver Hoxha;

Qe e e beri popullin shqiptare dinjitoz ,krenare dhe zot te vendit te vet.

Jo absolutisht jo !!!…

Sepse ishte nje popull i tere i udhehequr nga PKSH me ne krye vizionarin Enver Hoxha;

Qe ka luftuar ,ka punuar dhe ka arritur fitore dhe suksese te medha,qe asnje mendje e ndritur nuk do ta mendonte ,jo me qe te realizoheshin.

Kurse sot mjerisht populli shqiptare ndodhet i neperkembur;

Pa dinjitet dhe pa asnje te ardhme.

Ne kete gjendje te tille populli kerkon zgjidhje te problemeve ; Kerkon siguri mireqenie ,te cilat ajo i ka humbur gjate 33 viteve te ashtuquajtures demokraci.

Popullit cdo dite e me teper po i vjen litari ne fyt .

Nje gje eshte e sigurte se nje dite ;

Ai do te gjeje rrugen e se vertetes dhe do te dije tu japi pergjigjen e merituar!

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …