Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 35-të, ka filluar paraqitjen e tij Sadik Halitjaha, ish-zëvendëskomandant në Zonën Operative të Pashtrikut, në gjykimin që mbahet kundër krerëve të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Fillimisht, Sadik Halitjaha i ka përshëndetur çlirimtarët, bashkëluftëtarët e tij. Pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit përmes prokurorit, Xhejms Pejs. Prokuroria ka paraparë 2 orë që ta marrë në pyetje këtë ish eprorin e UÇK-TMK-së, veprimtarin e mirënjohur, Sadik Halitjaha, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë paraparë rreth 14 orë e gjysmë. Para fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 36-të, kryetari i trupit gjykues, Çarles Smith III, ka urdhëruar që disa dokumente të riklasifikohen si konfidenciale. Po ashtu, edhe disa dokumente janë pranuar si prova materiale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …