Ish-eprori i UÇK-së, dëshmitari Sadik Halitjaha, i cili dje filluar paraqitjen e tij para trupit gjykues, në Hagë, ka thënë se Adem Demaçin e ka pasur ideal për arsye se e ka ditur që ai është duke e drejtuar luftën. Ai ka thënë se pa lejen e Demaçit as nuk janë takuar me gazetarët dhe as nuk kanë dhënë intervista, duke treguar edhe se si ka funksionuar zinxhiri komandues nga shtabi i përgjithshëm deri në nivel të zonave. Nga shtabi i përgjithshëm nuk kemi pas urdhra me shkrim. Nuk kemi pas protokolle në mes zonës dhe shtabit të përgjithshëm. Nga niveli i zonës deri në nivelin e skuadrës është punuar me rregullore sepse rregulloret i kanë nxjerrë zonat. Rregulloret i kemi bërë ne, unë dhe Halil Cadraku me Esniçin – Vesel Maliqin dhe kështu ka funksionuar zinxhiri komandues, po të kishin pritur urdhra të cilat do qofshin ato nga shtabi i përgjithshëm. Ne kemi pritë më shumë nga Adem Demaçi pasi e kemi ditur që ai është t’u e drejtuar luftën. Çdo gjë e kam pritë dhe e kemi pritë të gjithë nga ai. Përndryshe, nuk ka pas urdhër protokollues nga asnjëra palë. Zinxhiri komandues në nivel zone deri në skuadër a shkuar shumë mirë”, ka thënë mes tjerash, Sadik Halitjaha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …