Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka komentuar përmbajtjen e projek-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i cili ka qarkulluar ditët e fundit në media nën pretendimet për autenticitetin e dokumentit të prezantuar nga Bashkimi Evropian (BE). Në një botim autorial, Server ka hedhur vështrimin e tij mbi “të mirat” dhe “të këqijat” rreth draft-statutit “modern dhe evropian” të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se ana pozitive është fakti se ky mekanizëm për serbët e Kosovës do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke përfshirë çdo ndryshim të statutit. Gjithashtu, ndonëse Serwer ka pohuar se përmbajtja e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e ndërlikuar, ka shtuar se një ndër aspektet pozitive të dokumentit është edhe referenca ‘Republika e Kosovës’ dhe roli i theksuar i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të Qeverisë së Kosovës në themelimin e tij. “Anëtarësimi në Asociacion është vullnetar për komunat me shumicë serbe. Komunitetet joserbe duhet të përfaqësohen edhe pse në një mënyrë të papërcaktuar. BE-ja do të sigurojë mbikëqyrje për 5 vjet e rinovueshme edhe për 5 të tjera”, ka shtuar profesori amerikan për të përmbyllur pesë “të mirat” që burojnë nga draft-statuti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …