Jeremy Corbyn, gjatë një debati, 15 herë refuzoi për t’iu përgjigjur pyetjes, nëse Hamasi është një grup terrorist

Ish-kryetari i Partisë Laburiste së Britanisë së Madhe, Xheremi Korbin, në një intervistë u përballë me analistin, Piers Morgan për disa minuta në lidhje me pikëpamjet e tij për Hamasin dhe vendimin e tij për t’iu bashkuar marshimeve pro-palestineze,  në Londër. Dhe gjërat thuhet se u ndezën pasi Morgan dënoi “masakrën barbare të më shumë se 1000 hebrenjve” më 7 tetor dhe vazhdimisht e pyeti Corbyn nëse do ta largonte Hamasin nga pushteti në Gaza. Por siç shkruan Daily Mail, Corbyn iu shmang pyetjes dhe refuzoi të jepte një përgjigje po ose jo.  Ai e quajti sulmin e befasishëm të Hamasit ‘të neveritshëm’ dhe ‘të tmerrshëm’, por u duk se u nervozua ndërsa Morgan pyeti: ‘Dhe ju mendoni se Izraeli mund të bëjë paqe me njerëzit që e bënë këtë?’ Intervista më pas merr një kthesë të jashtëzakonshme kur Corbyn pyetet nëse është dakord që Hamasi është një grup terrorist. Corbyn thotë “Unë nuk e miratoj, nuk e mbështes apo nuk e mirëpres Hamasin”, por refuzon 15 herë të thotë drejtpërdrejt se ata janë një grup terrorist, ndërsa Morgan vazhdimisht e shtyn atë për një përgjigje “po” ose “jo”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …