leoni

PD-ja zyrtare konsideron se Sali Berisha duhet të përballet me drejtësinë, pasi po i përdor demokratët sikur bën Hamasi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike zyrtare, Mirela Karabina ka kërkuar që Sali  Berisha të përballet me drejtësinë,pasi  po i përdor demokratët siç bën Hamasi. Ai duhet të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci. Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi”. Kjo ka qenë deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Mirela Karabina të martën e 14 nëntorit. Ajo shtoi se ish-kryeministri Berisha është “person i padëshiruar në SHBA dhe në Britani të Madhe”. Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij. Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit”, theksoi Karabina. Një ditë më parë, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha shkresën me postë në shtëpi dhe në selinë  e Partisë për paraqitjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Kurti ka ndryshuar qëndrimet, si kryeministër nuk e mbështet bashkimin kombëtar

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vënë në dukje evolucionin …