Veterani i UÇK-së, Shefqet Kabashi, po merret në pyetje nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, ku po gjykohen krerët e UÇK-së

Veterani i UÇK-së, Shefqet Kabashi, po merret në pyetje nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, ku po gjykohen krerët e UÇK-së

Veterani i UÇK-së, Shefqet Kabashi, po  merret në pyetje në Gjykatën Speciale të Hagës, ku  po vazhdon gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli  e Rexhep Selimi.  Shefqet Kabashi ishte bërë i njohur për dëshmitë e tij  në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi në rastet e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. Në fillim të seancës së tij ai është pyetur për dëshmitë që kishte dhënë para prokurorisë në atë kohë dhe pse, atëherë, ’kishte kërkuar masa mbrojtëse Kabashi ka thënë se atë kohë kishte konsideruar se masat mbrojtëse nuk kanë pasur as kanë  kuptim. Ju e dini se unë vetë nuk kam vendosur, nuk ka qenë gatishmëri dhe as  vendimi im  për të ardhur këtu. Megjithatë, jeni përpjekur që t’i gjeni të gjitha mënyrat e mundshme, në mënyrë të tillë të më sillni këtu dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunoj me ju, jo me prokurorët sepse ju dëmtoni shumë njerëz, keni dëmtuar kaq shumë njerëz, përfshirë dëshmitarët dhe gjithë vendin tim, tha veterani, Shefqet Kabashi, i cili saktësoi se deklaratat e tij  në gjykimet e mëhershme, janë keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …