Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, thotë për mediet se ne kemi të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet. Megjithëse për sa na takon neve, drafti i propozuar nga Gjermania, Franca, Italia, BE dhe ShBA-ja tashmë do të duhej të ishte publik, por ne do të respektojmë konfidencialitetin e tij, sipas kërkesës së shteteve sponsorizuese”, tha Kryeziu. Edhe Bashkimi Evropian ka refuzuar ta konfirmojë apo ta demantojë këtë draft-statut të Asociacionit. Në dokumentin e publikuar nga Burim Ramadani i cili pretendon se është drafti i BE-së, thuhet se Asociacioni, i themeluar me këtë Statut, ofron një kornizë vetë-menaxhuese për komunitetin serb të Kosovës brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes lokale dhe nuk do të fitojë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare të saj. Korniza përfshin mbështetjen financiare nga Serbia dhe një kanal efektiv komunikimi të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …