Analisti, Artan Behrami, është cituar të ketë deklaruar gjatë një debati televiziv se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që projekt -statuti për Asociacionin të shkruhet nga shefi i BE-së, Josef Borrell dhe emisari për dialogun, Mirosllav Lajçak, që sipas tij janë personalitete pro-serbe. Tash Albin Kurti thotë se Zajednica nuk është punë e jona, pasi kemi kërkuar që këtë ta shkruajë Bashkimi Evropian. Merreni me mend, Albin Kurti ka kërkuar që Borrelli dhe Lajçaku, ta hartojnë projektin e Asociacionit, për të cilët thoshte se këta dy zyrtarë më të lartë të BE-së, me prejardhje nga dy vende që nuk e njohin shtetin e Kosovës, sikur janë Spanja e Sllovakia, mbajnë anën e Serbisë. Nga kjo del se Albin Kurti ia ka besuar hartimin e projekt statutit të Asociacionitm dy personaliteteve që qenkan më antishqiptare dhe më pro serbe në hemisferën e Evropës”, ka deklaruar Artan Behrami.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …