U prezantua projekti për shfrytëzimin e qëndrueshëm të Resurseve Natyrore për Mjedis dhe Zhvillim Ekonomik

Është prezantuar në Viti, projekti për shfrytëzimin e resurseve natyrore për mjedis dhe zhvillim ekonomik, në prani të përfaqësuesve të shoqatave të grave që veprojnë në komunën e Vitisë dhe zyrtarëve komunal të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe GLV-së Vitia. Ky prezantim u bë në takimin me organizatën CNVP ( Connecting Natyral Values and People) “SUNRED”, projekt që financohet nga Sida/ Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Prezantimi i projektit të ri ” Shfrytëzimi i qëndrueshëm i Resurseve Natyrore për Mjedis dhe Zhvillim Ekonomik” , me fokus te gripi i grave, u prezantua nga Hajrush Kurtaj nga CNVP si dhe Mundësia për formimin e Inkubatorit të Biznesit u prezantua nga Sebiha Ahmeti Ramaxhiku po ashtu nga CNVP. Pati diskutime të hapura për të identifikuar aktivitetet e ardhshme për gratë pjesëmarrëse, si dhe në fund u bë zgjedhja e grupit të grave prej tre anëtarëve.

May be an image of 4 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …