leoni

Qytetarët ferizajas njoftohen për procesin e regjistrimit të popullsisë

Në Ferizaj, është mbajtur takim i përbashkët në mes të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe qytetarëve të komunës, lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë. Qëllimi i këtij takimi ishte mbarëvajtja e procesit të regjistrimit të popullsisë. Në hapjen e këtij takimi ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i cili ka thënë se ky proces ka një rëndësi shumë të madhe për Ferizajn dhe gjithë Kosovën, sepse po bëhet regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare. E nga ana tjetër  Selvete Muriqi zyrtare e lartë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, të pranishmit në këtë takim i ka njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me këtë proces shumë të rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Qytetarët e pranishëm në këtë takim kanë parashtruar pyetje nga më të ndryshmet sa i përket këtij procesi, por edhe konkursit për zyrtarët që do të merren me pjesën e regjistrimit të popullsisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …