Olaf Scholz: Po punojmë shumë për ta zgjidhur situatën e vështirë në mes Kosovës dhe Serbisë

Pas një takimi me homologun grek, kancelari gjerman, Olaf Sholc  ka folur edhe për bisedimet Kosovë –Serbi. Ai me këtë rast ka deklaruar se po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë po ashtu se shpreson për përparime në grindjen Maqedoni e Veriut-Bullgari. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka më shumë ndikim te Albin Kurti,  muajin e kaluar në Bruksel ka qenë pjesë e përpjekjeve me kryetarin  e Francës, Macron  dhe kryeministren e Italisë, zonja Meloni  për t’i bindur Kryeministrin Kurti dhe Vuçiq që t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Pas këtij takimi pritet që nesër në Bruksel  të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Sholc ka saktësuar për  “Dojçe Vele” se tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …