Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk janë unike për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e paligjshëm të Vjosa Osmanit, për të mos e dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, të propozuar nga Këshilli Prokurorial. Tani kur ka mbetur vetëm edhe një ditë afat që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kontestojnë këtë vendim të të parës së shtetit në kushtetuese, PDK-ja së bashku me AAK-në kanë mbledhur 25 nënshkrime nga 30 sosh sa janë të nevojshme, mirëpo atyre ende nuk iu janë bashkuar kolegët e tyre opozitar nga LDK-ja. Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë për KosovaPress se dërgimi i kryetares Osmani në Kushtetuese nuk do të duhej të dështonte, pasi, sipas tij ajo ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës me rastin e mosdekretimit për kryeprokuror të Blerim Isufajt. Ai thotë se i ka dërguar një kërkesë kolegut të tij nga LDK-ja, Arben Gashi për dhënie të nënshkrimeve për një gjë të tillë, mirëpo i njëjti ende nuk ka kthyer përgjigje.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …