Në përkrahje të personave me diabet, stafi shëndetësor i QKMF-së së Ferizajt ka organizuar disa aktivitete gjatë kësaj jave

Pas shënimit të ditës Botërore të Diabetit me 14 nëntor nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt, sot u organizua “Sofra Diabetike” nga personeli i këndit të shërbimeve për personat me diabet. Kjo sofër është tradicionale dhe ka për qëllim promovimin e ushqimeve  të shëndetshme që duhet të përdorin personat me diabet si dhe njëherit është dhe përkrahje për këta persona me këtë sëmundje. Në këtë eveniment veç punëtorëve shëndetësor  të pranishëm ishin edhe  një numër i pacientëve që aktualisht trajtohen në këtë qendër. Të pranishmit i përshëndeti drejtori i DSHMS-së Dr. Kemajl Emini, i cili falënderoi menaxhmentin e QKMF-së dhe stafin shëndetësor për përgatitjen e “Sofrës Diabetike”, si dhe ka shprehur  gatishmërinë për të vazhduar më tej përkrahjen ndaj kësaj kategorie të qytetarëve si dhe planet që do të ketë në  vazhdueshmëri. Dr. Drita Demiri foli për rëndësinë e dietës ushqimore  diabetike  dhe falënderoi drejtoratin e DSHMS për përkrahjen e vazhdueshme këtij shërbimi. Ndërsa infermierja Kaltrina Xhaferi, foli rreth punës së infermierëve në këtë shërbim, sfidat sukseset dhe përkushtimin e infermierëve në trajtimin e këtyre pacientëve.

May be an image of 9 people and hospital

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …