E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj është mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan ku u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2017-2019,
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për transparencë,
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për ndarjen e subvencioneve,
-
Shqyrtimi i kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC ”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan,
-
Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit,
-
Formimi i Këshillit Profesional të Ekspertëve,
-
Të ndryshme.