Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për masat e reja te subvencionimit të pajisjeve të efiçiente të energjisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Ministrja Rizvanolli dhe përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve gjatë takimit kanë diskutuar për nevojat që kanë bizneset për përkrahje në efiçencën e energjisë, për sistemet e ngrohjes, shpenzimet e energjisë dhe për në mënyrat se si të arrihet rritja e efiçiencës, e ulja e konsumit të energjisë elektrike. Masat të cilat janë duke u dizajnuar në kuadër të pakos mbështetëse të Bashkimit Evropian për përballje me krizën energjetike evropiane në vlerë prej 75 milionë euro, janë masat e para të tilla për subvencionim të blerjes së pajisjeve efiçiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Ministria e Ekonomisë si hap të parë në përkrahjen e bizneseve do të fillojë me subvencionimin e pajisjeve efiçiente së energjisë për ngrohje tek bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të energjisë elektrike, sidomos në stinën e dimrit, kur rritet kërkesa për ngrohje.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …