Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut, i mbajtur dje në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si kryesues aktual i Kartës. Në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë të vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë. Ministri Maqedonci në adresimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal me qëllim përballjen me sfidat e reja sigurisë, që vijnë si rezultat i qasjes keqdashëse të akterëve rajonal e global. Gjithashtu, theksoi edhe një herë se Republika e Kosovës pret reagim më të qartë dhe më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë, dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, gjithnjë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtar. Në fund, ministri kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare për anëtarësim e plotë të Republikës së Kosovës në SHBA-Kartën e Adriatikut, si nismë regjionale për të hapur mundësitë për iniciativa tjera regjionale dhe rrugën tonë Euro-Atlantike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …