Partia Socialdemokrate dje ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi nisi fjalimin në “Ulpiane Forum”. Aktivistja, Donjeta Demolli në pankartë ka shkruar “po e do Zajednicën” si dhe “po e do edhe pushtetin”. Për këtë aksion ka lëshuar komunikatë PSD-ja, pasi aktivistja Donjeta Demolli është shoqëruar në polici. PSD-ja ia ndali fjalimin Kryeministrit duke ia lëshuar me zmadhues veten e tij kur e mohonte Zajednicën. Sot, për ta ruajtur pushtetin e vet, Zajednicën po ia sjell Kosovës. Nuk do të ketë normalitet me Zajednicën në Kosovë, e me Albin Kurtin kryeministër!”, thuhet në komunikatë. Ndërkohë, aktivistja tjetër Natyra Kuçi, ka thënë se aktivistët e PSD-së nuk kanë qëllim ta dëmtojnë Kurtin fizikisht”. Kurti tashmë është zhveshur nga të gjitha zotimet, ai tani ka shtuar sigurinë rreth tij për të penguar aksionet opozitare, ka saktësuar aktivistja e PSD-së Natyra Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …