Enver Hasani

Enver Hasani: Ky lloj Asociacioni është jashtë rendit kushtetues, Kosova rrezikohet shumë nga një “krijesë” e tillë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur rreth çështjes së projekt-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian. Ai  në një intervistë për Gazeta Blic ka thënë se nëse pranohet ky lloj Asociacioni është jashtë rendit kushtetuese të Kosovës dhe për këtë i ka komentuar një nga një edhe arsyet pse Kosova rrezikohet kaq shumë nga një Asociacion i tillë. Profesor Hasani ka folur  edhe për implikimin  e Rezolutës 1244 të KS OKB-së në atë projekt. Statuti krijon një regjim special, i ngjashëm me atë që kemi në Hagë, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb, me fillim nga përfaqësimi i vullnetit të tyre politik, politikave ekzekutive, policisë, gjyqësisë, raportit me shtetet tjera, trashëgiminë kishtare, kulturore dhe historike serbe në territor të Kosovës. Ky është një regjim juridik që vetëmbahet, thotë profesori Enver  Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …