Rreth 800 mijë euro investime në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në një takim drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, nënkryetar dhe Eroll Saliun, sekretar.

Ministri Shala i informoi drejtuesit e FFK-së me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë eurosh për projektin “Renovimi i Stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë”. Ndarja e këtyre mjeteve financiare është bërë më qëllim të përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës sportive në këtë stadium, sipas rekomandimeve të FIFA-së dhe UEFA-së, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve financiare do të realizohet nga kursimet e MKRS-së.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se me këtë investim financiar, Qeveria e Kosovës po përgatitë këtë stadium për gara ndërkombëtare në përkim më standardet e kërkuara, në mënyrë që përfaqësuesja e Kosovës dhe skuadrat tona të mund t’i zhvillojnë sa më parë ndeshjet ndërkombëtare në Mitrovicë.

Po ashtu, ministri Shala dhe drejtuesit e FFK-së u dakorduan që gjitha punët e investimeve në këtë projekt, të koordinohen sa më mirë dhe në mënyrë sa më profesionale, në mënyrë që punimet të kryhen sa më parë dhe në mënyrë sa më cilësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …