Recep Tayyip Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do që qëndrojë sot në Berlin në kuadër të një vizite që po i bën Gjermanisë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do që qëndrojë sot në Berlin në kuadër të një vizite që po i bën Gjermanisë në kohën kur dy shtetet kanë qëndrime të ndryshme për luftën e Izraelit me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Erdogan do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Shteinmejer. Kancelari Scholz e kishte ftuar presidentin turk në vizitë në muajin maj, pas rizgjedhjes së tij për president. Turqia shihet si një partner i vështirë, por thelbësor në Gjermani – shteti në të cilin jetojnë më shumë se 3 milionë qytetarë  me prejardhje turke. Edhe pse ka pasur tensione në vitet e fundit, shteti gjithashtu është aleat i NATO-s në përpjekjet për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë. Gjermania është një aleat i vendosur i Izraelit dhe ka kundërshtuar thirrjet për një armëpushim, ndërsa shtyn për ndihmë për civilët në Gaza, duke bërë thirrje për “pauza humanitare” dhe duke kërkuar të mbajë kanale të hapura komunikimi me vendet e tjera në rajon për të parandaluar përhapjen e konfliktit. (ReL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …