Bletarët vitias furnizohen me pajisje nga komuna e Vitisë

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 20 centrifugave elektrike dhe 20 shkrirëseve të dyllit, për bletarët vitias. Kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se është për tu përshëndetur metodologjia që po përdor Drejtoria e Bujqësisë, duke përkrah fermerët e komunës së Vitisë me pajisje të ndryshme me ç’rast po ua lehtëson punët e tyre të përditshme. “Ne vazhdimisht kemi përkrahur bujqit, blegtorët, pemëtarët, bletarët dhe të gjithë sektorët e prodhimtarisë çoftë bujqësore, artizanale e ato të pjekurinave, për të vetmen arsye që ti ofrojmë kushte sa më të mira në zhvillim”. Në anën tjetër edhe bletarët përfitues kanë falënderuar Institucionet komunale dhe Drejtorinë e Bujqësisë që në vazhdimësi po kujdesen për lehtësimin e punëve të tyre dhe në shtimin e kapaciteteve të prodhimtarisë, jo vetëm për bletarët por në të gjitha fushat bujqësore, artizanale e të tjerë. Përndryshe bletarët kanë participuar me 20%.

May be an image of 6 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …