Përurohet vepra ‘Vëzhgime Gjuhësore’ e autorit Hamdi Mazreku

Në komunën e Malishevës sot u përurua vepra ‘Vëzhgime Gjuhësore’, e autorit Hamdi Mazreku, në kuadër të disa përvjetorëve historik, si të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, alfabetit të  Gjuhës Shqipe, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit si dhe 54 vjetori i lindjes së  heroit, Ibrahim Mazreku. Në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, foli, drejtoresha  e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, e cila mes tjerash në këtë ngjarje kulturore , tha:  ”Jam e nderuar të jam pjesë e   ngjarjes së përurimit të librit “Vëzhgime Gjuhësore’, ku pasardhësit tanë që nga sot, kanë një mundësi më shumë, që të flasin dhe shkruajnë drejt gjuhën shqipe, për këtë kanë dhënë jetën e tyre heroi, Ibrahim Mazreku dhe shumë dëshmorë ndër breza për atdhe, liri  e gjuhë shqipe’. Redaktori, Gani Gajraku dhe recensenti, Ramiz Sopaj, folën me kompetencë gjuhësore për veprën ‘Vepra që nga sot do ta kenë lexuesit në dorë të autorit, Hamdi Mazreku e ka konceptuar të ndarë në pesë kapituj. Vëzhgime drejtshkrimore, Trajtat morfologjike, Sintaksë  dhe analizë, Onomastika e qytezës së Malishevës dhe Disa ndërtime të gabuara sintaksore’. Autorin për veprën ‘ Vëzhgime Gjuhësore’  e përgëzuan edhe folës të tjerë, kurse vet autori në fund falënderoi të pranishmit dhe u zotua se do të vazhdoj edhe me botime të reja  në këtë fushë të gjuhësisë.

May be an image of 6 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …