Në mbledhjen e VI-të për këtë vit, anëtarët e KPF-së ( Komitetit për Politikë dhe Financa) të komunës së Suharekës kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:
-
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i projekt-Rregullores për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publiko-private;
-
Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-1191, të datës 24.02.2014;
-
Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Resula” në Suharekë;
-
Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2017-2019 (KAB-it)