Albert Z. ZHOLI: Në ditën e dytë të Panairit të Librit “Tirana 2023”

Albert Z. ZHOLI: Në ditën e dytë të Panairit të Librit “Tirana 2023”

Në ditën e dytë të Panairit të Librit “Tirana 2023”

– Problem, qasja drejt letërsisë së huaj duke krijuar më pak hapësire për autorët vendas.

– Panairi i librit bën bashkë, lexues, krijues, përkhyes, gazetar, kritik letrar të të gjitha trevave shqipfolëse.

– Duket sikur kanë lënë mënjanë për pak kohë botën e internetit dhe i janë rikthyer leximit.

– Librat më të shitur nga shtëpitë Botuese “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG”

 

Dita e dytë e panairit të librit sipas botuesve ka rezultuar i suksesshëm.  Sipas tyre theksohet se numri i vizitorëve që në orët e para të mëngjesit ishte i kënaqshëm çka e vërtetojnë këtë fakt. Por risia qëndron tek pjesëmarrja apo rritja e vizitorëve të rinj. Në dy panairet e fundit ndryshe nga 20 panaire më parë numri i të rinjve që e vizitojnë dhe blejnë libra është rritur ndjeshëm. Disi e papritur kjo…Pra edhe në këtë panair sipas botuesve rinia është grupmosha, e cila ka rritur vëmëndjen ndaj librit. Duket sikur ata kanë lënë mënjanë për pak kohë botën e internetit dhe i janë rikthyer leximit pasi sipas tyre Panairi i duket event shumë i rëndësishëm. Ky interesim ka përbrenda dhe një fakt tjetër: Dashamirësit e librit gjatë këtij panairi kanë mundësi të takojnë edhe autorët e tyre të preferuar dhe një mundësi për të marrë kështu një autograf me emrin e tyre. Uljet e çmimeve që kanë bërë shtëpitë botuese janë ato çfarë tërheqin më shumë edhe vëmendjen e lexuesve.

Shqetësimi me studentët

Në ditën e dytë të panairit në diskutim me studentë botuesit kanë ngritur shqetësimin për rekomandimin në shkolla të autorëve të huaj dhe shumë pak vendas. Nga ana tjetër duke u fokusuar në zhvillimin e teknologjisë, u theksua se mbetet edhe një mënyrë e mirë për të përzgjedhur librat e duhur. Organizatorët e panairit të librit kanë diskutuar me studentët mbi leximin dhe botimet e reja. Një nga problemet e konstatuara është edhe qasja në arsim drejt letërsisë së huaj duke krijuar më pak hapësirë për autorët vendas.

Thuhet: lexohet pak…

Vitet e fundit thuhet se lexohet gjithmonë dhe më pak. Madje theksohet se teknologjia e ka zëvëndësuar ndjeshëm librin. Por jo të gjithë botuesit ndajnë të njëtin mendim! Botuesja, Rita Petro ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ ku u diskutua për panairin e librit dhe sa lexojnë shqiptarët. Petro u shpreh se nëse shqiptarët nuk do lexonin fare, atëherë nuk do bëheshin kaq shumë libra. ‘’Nëse nuk do lexonin fare shqiptarët, ne nuk do bënim kaq shumë libra njëherë. Edhe shtëpitë botuese të vogla fare botojnë libra. Unë mendoj se çdo libër ka lexuesin e vet.

Specifika

Ky Panair ka të veçantë se rrit më shumë bashkëpunimin ndërshqiptarë. Krijuesit dhe lexuesit e librit shqip nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Verit, Mali i Zi sjellin përvojat e tyre duke  shkëmbyer mendime, ide, bashkëpunime, shohin arritjet dhe të metat për të qenë sa më pranë lexuesit të çdo moshe. Thjesht ky Panair i librit bën bashkë, lexues, krijues, përkhyes, gazetar, kritik letrar në një garë të bukur mes njëri tjetrit.

Panairi do të shoqërohet me gjithashtu nga një sërë aktivitetesh promovuese, ndërsa në 18 nëntor do të ndahen edhe 4 çmimet e përvitshme, të përzgjedhura nga juria. Festa e librit tashmë është kthyer në traditë ku dashamirësit e librit frekuentojnë ambientet e Pallatit të Kongreseve. Për të gjithë lexuesit e rregullt, ky panair është një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për gamën e madhe të shtëpive botuese dhe për numrin e madh të titujve. Libra të zhanreve të ndryshëm kanë zënë vend në 95 stendat e shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, në pritje të lexuesve pa dallim moshe. Por, ky panair po ofron më shumë se kaq. Mjaft të ftuar, përkthyes, autorë vendas dhe të huaj do të bëhen pjesë e tij për të rrëfyer rreth veprave që përfaqësojnë. Dyert e panairit do të jenë të çelura deri në 19 nëntor, duke iu ofruar kështu lexuesve besnikë dhe të rinj qindra tituj librash nga autorë shqiptarë dhe të huaj, me çmime të ulura nga 10 deri në 30%. Motoja e Panairit “Tirana 2023” është “Libri na bashkon të gjithëve”!. Një moto që ngjall një emocion për rëndësinë e librit.

Librat më të shitur nga shtëpitë Botuese “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG”

“Argeta LMG”

-Magjia e mendimeve të mëdha”

Botimet “Morava”

“Gruaja e doktorit”-roman

 

“Bota Shqiptare”

“Atje ku fillon qielli”-roman

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …