Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se për çdo gjë që është importuar në vend, qytetarët tanë kanë paguar 20 për qind më shumë. Duke iu referuar të dhënave të Doganës, ajo ka saktësuar se importi në vitin 2022 në sasi ka rënie për 14.5% dhe ka rritje në vlerë prej 20.5%.“ “Çdo gjë që e kemi importuar në Kosovë, qytetarët kanë paguar 20.% më shumë”, ka deklaruar deputetja Hykmete Bajrami, mirëpo ko deklaratë është kundërshtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja. Ai thotë se mund të jetë importi i ndonjë materiali të veçantë, mund të importojë dikush thëngjill dhe ka sasi më shumë, por jo sasi kokë për kokë e çdo malli.
