Me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Speciale i konfiskohet telefoni, Vllaznim Kryeziut, ish komandant brigade i UÇK-së

Me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, hetuesit e kësaj zyre ia kanë konfiskuar telefonin ish-komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, të Zonës Operative të Pashtrikut. Konfiskimin e telefonit e ka konfirmuar Andin Kryeziu, djali i tij. Ai ka sqaruar  se telefonat u janë kontrolluar edhe familjareve të tjerë, ndërsa ish-komandantit ia kanë konfiskuar. Të paftuarit, që kanë qëndruar në banesën e babait të tij, kanë qenë të Zyrës së Prokurorit,  me seli në Hagë. Vllaznim Kryeziu nuk ka qenë i intervistuar me herët nga Gjykata Speciale. Zyra e Prokurorit tё kësaj gjykate, ende nuk është deklaruar për këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …