Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin, Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ai ka shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje, Donjeta Demollin e Gëzon Kastratin, të cilët kanë protestuar kundër Albin Kurtit, gjatë një fjalim të tij. Ish-Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes saktëson se se për PSD-në, Asociacioni është i papranueshëm dhe pasi rezistenca po rritet “pushteti ka filluar përndjekjen”. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Frashër Krasniqit, thuhet me tjerash në reagimin e PSD-së.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …