Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka thënë se Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës. “Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli. Si Turqi, ne e bëjmë këtë thirrje. Armët bërthamore të Izraelit duhet të inspektohen dhe të hiqet çdo dyshim, para se të jetë shumë vonë” ka deklaruar presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan gjatë kthimit të tij nga Gjermania. Ai ka theksuar më tutje se Turqia do të bëjë përpjekje që të rindërtojmë infrastrukturën e dëmtuar në Gazë dhe të rindërtojmë shkollat e shkatërruara, spitalet dhe ndërtesat e ujit dhe energjisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …