DASH

SHBA: Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah rëndësinë e punës së Uashingtonit për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor

Pas deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, se Moska dëshiron të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor, zyrtar të Departamentit të Shtetit kanë thënë se agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rëndësinë e punës së Uashingtonit për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se agresion i Rusisë ndaj Ukrainës rrezikon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. “Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shtetet në Evropë, kanë një interes të madh në rezultatin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, luftë që kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është thelbësore që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë” ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …