Ju deformatori i paskrupullt, që hiqeni një analist “me të thëna”se dikush të paska treguar, dikush të ka thënë, dhe mbi bazën e këtyre, ti duke marrë rolin e një analisti të rishikimit të historisë, mbërrin në përfundime që dhe pse hiqesh si “anti Jugosllav” bie tërësisht ne tezat e tyre e që thua se ke qenë në shkollën e Partisë , pra me siguri që atje e ke studiuar materializmin historik dhe atë dialektik, që në fakt sipas mendimit tim ti nuk ke kuptuar asgjë prej gjëje prej asaj shkolle. Deri këtu për sa kam shkruar i kam fjalë te përgjithshme… Le t’ia fillojmë analizës : Shtrohet pyetja po pse ti nuk ke kuptuar asgjë nga filozofia ?..Ja sepse :
Ngjarjet dhe fenomenet historike nuk janë rastësore, por dhe as pjellë e voluntarizmit individual te 3-4 personave( ne rastin konkret te dërguarve jugosllavë që ju hamendësoni se gjoja ata na e paskan formuar PKSH- në) , por ato janë dhe lindin ne periudha dhe situata te caktuara si një domosdoshmëri objektive. Dihet se tezat e “Komiternit” ishin futur ne Shqipëri nga Ali Kelmendi qysh ne vitin 1936, sikurse dihet se grupe komuniste kishte dhe para se te formohej PKSH-j a, pavarësisht nëse ishin me te vërtetë ne binaret e M-L apo jo, kjo është tjetër çështje (Ju ma ha mendja që nuk e dini se qysh ne kohen e A. Zogut janë dënuar komunistet). Pra, terreni dhe kushtet objektive ishin pjekur dhe tashmë duhej vetëm inisiativa për ti bashkuar këto grupe. Eee..që thua ti “Analist” i analeve te dyshimta, shtrohet pyetja logjike që nëse këto grupe nuk do te ekzistonin, valle a do të formohej P.K.SH-j a në 8 Nëntor 1941?. Sigurisht qe jo, sepse mungonte mendimi teorik Kjo do të thotë nga pikëpamja materialiste se ekzistonin kushtet objektive që u mor nisma për formimin e PKSH-së, donte apo nuk donte Titua…donte apo nuk donte Dimitrovi (i cili ishte kryetar i Komiternit aso kohe). Po jugosllavet përse erdhën pikërisht ne ato momente? Edhe kjo ka shpjegimin e vet: sepse së par,i komunistet tanë aso kohe kishin mangësi jo vetëm ne çështjet e organizimit , por dhe mosmarrëveshje me njeri tjetrin, d.m.th jo vetëm për te ndihmuar ne procedurat e mbledhjeve ne mënyrën e zgjedhjeve te forumit drejtues, në mënyrën e përcaktimit te detyrave për çdo anëtar te udhëheqjes etj etj, por dhe duke qenë një palë e tretë do te ishte më i lehtë mirëkuptimi midis tyre. Deri këtu s’ka asgjë te keqe, sepse këshilla të vlefshme për mënyrën e organizimit te partisë mund ti jap kushdo komunist qofshin këta dhe te ndonjë vendi tjetër. Por cila është kryesorja qe ti nuk e tregon?! Kryesorja është se ti nuk flet për ato ndeshje qe pati PKSH-ja, qysh prej formimit e deri ne 1948, vit ky, qe shënon ndarjen dhe përfundimtare me Lidhjen Komuniste te Jugosllavisë. Fillimisht e vërteta është se ne i besuam të dërguarve te Titos ( sikurse unë të kam besuar ty dhe nga ta dija qe ne kohe lufte ti do dezertoje i pari?!) dhe nuk vepruam keq, por ama vigjëlencën PKSH-ja e ruajti, kështu që te gjitha ndërhyrjet qe nga pleniumi i Beratit e me vone janë tregues te qarte te ndeshjeve midis parimeve tona te drejta dhe koncepteve oportuniste e deviatore te titistëve. Fakti i qëndrimeve te rrepta dhe rigoroze te PKSH-se si per marrëveshjen ekonomike dhe njehsimin e monedhës, heqjen e doganave, apo kundërshtimin e rrepte qe divizioni jugosllav te mos futej aspak në Shqipëri ( gjoja se do na mbronin nga ndërhyrja e Greqisë), ndërhyrjet e tyre në prishjen e përçarjen e unitetit te udhëheqjes me K. Xoxen, N. Spiron etj, janë qëndrime principiale e sidomos Letra e KQPKSH-se drejtuar Stalinit mbi tezat e gabuara dhe ndërhyrjen e LKJ ne punët e brendshme te PKSH-se. Kjo është vërteta or shoku komisar që e tradhtove për çudinë më të madhe KOMANDANT ENVERIN. (Se mos je ti i pari tradhetar…! )
Në diskorsin tënd thua qe Shqipëria nuk u rreshtua me Aleatet madje insinuon se Aleatet e mëdhenj nuk kishin ndofta aspak haber se a luftonte Shqipëria apo jo ? Jeni një i paditur komplet dhe me mangësi te njohjes se historisë .Ta them hapur kushdo ne fusha te caktuara mund te mos ketë dituri, por ama nëse unë psh marr guximin te futem ne debat për një çështje te caktuar paraprakisht do të studioja. Pse ta them këtë ? Sepse je aq i paditur sa qe nuk e ke idenë aspak se Ministrat e jashtëm te Amerikës Anglisë dhe BRSS ne dhjetorin e vitit 1942 shpallën botërisht me ane te notave te tyre se njihnin luftën e drejte te popullit shqiptar kundër nazi – fashizmit dhe radhitjen e tij ne krah te aleatëve te mëdhenj qe do te thotë se populli i ynë eci ne rrugën e nderit e jo si flet ti si një nxënës i pa përgatitur dhe vjen ne komente pa bere detyrat…te paktën as si një qytetar i ndershëm. Ti them këto për te te kujtuar e për te mos e harruar kurrë se ne kishim dhe misione angleze jo vetëm te atashuara prane formacioneve tona por dhe te ballisto- zogistët sikurse dhe duhet ta mësoni se te tilla aty nga fundi i luftës na u shtuan dhe misione amerikane e sovjetike qe ti as e ke haberin fare nëse ka patur apo jo të tilla, ose, ose me keqdashësi nuk i përmend (ndaj o “analisti” “komisari hipokrit”ne disa raste kur eshte e nevojshme duhet ti hedhesh me shume mendjes se sa barkut).
Në nje tezë tjetër ju hidhni idenë se ne u çliruam ne dt 28 Nëntor 1944. E vërteta është se mund te ishte kjo datë, mund te ishte 26, mund te ishte 30-ta , pse jo mbase dhe fillimi i dhjetorit… por sera e juaj kurrë nuk do e pranonte dt. “29 Nëntor 1944″ dhe kjo nuk është aspak rastësi. Ju këtë e bëni qëllimisht për te inskenuar gjoja “servilizmin e PKSH-së ndaj Lidhjes Komuniste te Jugosllavisë ( ose shkurt LKJ ). Ti nuk e di, qe ne festen kombëtare të çlirimit e kemi shpallur qysh më 29 Nëntor 1944..teksa Jugosllavet kane 29 Nëntor 1945 ( pra një vit më vonë nesh) dhe çuditërisht ti pse nuk akuzon jugosllavet qe ata e kane përputhur me festën tonë por akuzon ne?!). Dhe qe ta marrësh vesh ti “komisari plangprishës” ne jo vetëm se u çliruam para tyre, e me forcat tona, por ndihmuam dhe popujt vellezër dhe aspak nuk kemi gabuar por kemi bere një akt sa madhor aq dhe për tu respektuar nga e gjithë bota përparimtare e anti fashiste. Pra dhe në këtë rast insinuatën tuaj e rrezon realiteti objektiv, që do të thotë se as kjo nuk është e vërtetë se gjoja ne ne e përshtatem festen tone me te Jugosllavisë. Duhet ta mesoni or plangprishesi sahanlepires i sistemeve se dhe ne dokumentet dhe arkivat jo vetëm shqiptare, por dhe te vetë hierarkëve naziste të cilët u larguan nga Shkodra është e shënuar data 29. Nentor 1944. (Referoju dokumenteve nëse di ndonjë gjuhe te huaj..le që ç’gjuhe te huaj te dish ti. kur nuk di te flasësh drejt as gjuhen tende shqipen?!)
Ju, për te na “bindur” na merrni një thënie te pedagogut te shkollës se Partisë që ty nebesim te madh te paska thëne se ne (Shqipëria) nuk qenka çliruar ne dt. 29..Nëntor ,por në 28.
Ja po e besojmë….por nga ta di unë se kjo nuk është një shpifje e qëllimshme nga ana e jote? ( E them këtë sepse po te te kërkoj emrin…e tij, ti sigurisht qe te bëhesh i besuar do ma thuash ..por nga ana tjeter dhe do të më me thuash se ai…. nuk jeton më .) Pra këtë aspak nuk ta besoj madje është një shpikje, pse jo dhe një shpifje e jotja me qëllim që këtë të dhënë ” medemek “nuk e ke nga vetja, por nga një pedagog, madje jo pedagog dosido, por i Shkollës se Partisë . Shpifje monstruoze e dalë prej një gjuhe te helmuar sepse në një bisedë midis dy personash kur njeri prej tyre nuk jeton më /..as vet nuk duhet ta kishe thëne sepse kështu pa dashje ti dëshmon për te kundërtën e asaj qe thua. Më poshtë në diskorsin tënd , thua se duke qenë një pasionat që ke rendur tere kohen drejt te vërtetës..ke hasur plot partizane që gjate lufte nuk kane vrarë asnjë gjerman. Përsëri tinëzar me gjuhe te helmet ! Ti, këtë nuk e thua pa qellim, sepse kjo dihet qe mund të ketë patur me të vërtetë plotë partizane që mund te mos kenë vrare asnjë fashist italian apo gjerman dhe kjo për mua mund te jete me te vërtete e besueshme si e thua ti, qe do të thotë se mund te ketë patur plotë të tillë. Çuditërisht ti flet qe na paskish partizane qe s’kishin vrare fashiste, konstaton se ata na paskëshin vrare balliste . Me këtë ti qëllimisht e me zemër ligësi do te kanalizosh luftën e lavdishme tonë NA-Çl si një lufte vëlla-vrasëse. Je shumë i hidhur or ish..ish..ish komisar or të rëntë flama si të ka rënë! Që ka dhe gjenden ende njerëz si ti nuk çuditem, por te kesh qenë komisar në një repart te rëndësishëm te ushtrisë sonë popullore dhe të flasësh me kete gjuhe nuk te lejohet te paktën për burrëri shqiptari. Pse ? Sepse ti qe ne kohen e “Xhaxhit” ke qenë jo hipokrit i sistemit por ne radhe te pare hipokriti më i madh me vetveten tende. Dua te di prej teje a e ke ngritur ti ndonjë here zërin për ndonjë padrejtësi qe shikoje ne atë kohe në vijën e PPSH-se gjate kohës qe ke shërbyer ne radhët e Ushtrisë se popullit ?
Unë ty te quaj një frikacak burrec e një hipokrit te pashembullt dhe ta them me sinqeritetin me te madh do te nderoja një armik trim qe te me dilte balle për balle, pse jo mund te respektoj dhe ata qe dikur i kishim kundra, ama në karakter u treguan burrërorë, preferuan te ndëshkoheshin..por nuk e humben burrërinë.. Ku ishe ti kur ata dilnin kundra ? Ta them unë pozicionin e vërtetë se ku ke qenë…. dhe duke sjellë te supozuar diskutimin tënd kundër një personi që gabonte rëndë mbase dhe pa dashje ti do shpreheshe : ” Ky njeri i cili i kundërvihet socializmit, mësimeve te Partisë dhe shokut Enver, ky njeri i cili shkel mbi aktin e madhërishëm dhe gjakun e dëshmoreve tanë qe ka hedhur balte mbi Luftën tonë te lavdishme Nac- Çlirimtare, ne fakt hedh balte mbi Shqipërinë tonë të dashur…. PRANDAJ UNË PROPOZOJ QË PËR TË… TË BJERË ME FORCË SHPATA E DIKTATURES SE PROLETARIATIT” …
Ky ishte portreti yt or ish..ish..ish o te rente flama” ish komisar”.. Mos më merr inat sepse unë shkruajta vetëm ato qe te tipizojnë ty !