Edonis Berisha u zgjodh kryetar i Rinisë së Nismës Socialdemokrate, në Malishevë

Sot u mbajt Kuvendi zgjedhor i Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Malishevë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate Dega në Malishevë, Hajdin Berisha, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, Albert Maxhuni nga Selia Qendrore e Nismës Socialdemokrate dhe pjesë të strukturave të Nismës Socialdemokrate Dega në Malishevë. Nga të pranishmit u dhanë mesazhe inkurajuese që rinia e Nismës Dega në Malishevë të vazhdojë të jetë pjesë e vendimeve të rëndësishme për partinë dhe komunën.

Kryetar i Rinisë së Nismës Socialdemokrate Dega në Malishevë u zgjodh Edonis Berisha.

Po ashtu nga kuvendi zgjedhor është zgjedhur Kryesia e Rinisë prej 21 anëtarësh e më pas u zgjodh edhe Kryesia e Rinisë me këtë përbërje:
Nënkryetare: Trëndelina Kavaja
Nënkryetar: Erblin Begaj
Sekretar: Miftar Javori
Sekretare Organizative: Edonë Hoti

 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …