leoni

Thomas Portes: Izraeli po bën një luftë koloniale, me qëllim për t’i shkatërruar palestinezët

Deputeti francez Thomas Portes deklaroi se “Izraeli po bën një luftë koloniale për të shkatërruar palestinezët”, transmeton Anadolu. Portes, deputet i Partisë Franca e Papërkulur,  në një deklaratë të tij, duke iu referuar urdhrit të Izraelit për evakuimin e Spitalit Al-Shifa në Gaza, tha: “Dhjetëra foshnja po përballen me rrezikun e vdekjes. Qindra jetë janë në rrezik”. Ai po ashtu deklaroi se sulmet e kolonëve hebrenj kundër civilëve në Bregun Perëndimor janë shtuar. “Izraeli po bën një luftë koloniale për të shkatërruar palestinezët”, shtoi Portes. Duke folur për Anadolu, burime të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza theksuan se ushtria izraelite ka kërkuar evakuimin e Spitalit Al-Shifa, ku ndodheshin pacientë, të plagosur, persona të zhvendosur dhe stafi mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …