KFOR-i ka filluar një hetim për të vërtetuar pamjet e një videoje ku pretendohet se ushtarët e tyre po blejnë drogë

KFOR-i ka filluar një hetim për të vërtetuar pamjet e një videoje ku pretendohet se ushtarët e tyre po blejnë drogë

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë  kanë filluar  një hetim, me qëllim  për të vërtetuar faktet e një videoje të publikuar në media, ku pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë. Sipas videos, shpërndarësi e takon disa herë ushtarin te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës, i cili i jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës. Autoritete të  KFOR-it kanë bërë të ditur kanë  filluar hetimet  për të vërtetuar faktet. NATO-ja e mban të gjithë personelin e saj me standardet më të larta profesionale dhe etike dhe respekti për sundimin e ligjit është parësor. KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …