Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të japë dëshminë e saj lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Ajo ka marrë vendim t; i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë që të japë dëshmi lidhur me këtë rast. Ndërkohë avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi njofton se iu ka refuzuar kërkesa e tij që të jetë i pranishëm gjatë intervistimit të ministres. Ai ka shkuar me këtë rast se Prokuroria, për arsye të panjohura, po vepron në mënyrë selektive – herë duke lejuar e herë duke mos lejuar pjesëmarrjen time në intervistimin e dëshmitarëve në këtë rast. Arsyet mund t’i dijë vetëm Prokurori i rastit, ndërsa ne mund vetëm të spekulojmë se për çfarë arsye Prokurori po e lë të painformuar familjen Dehari në rastin e vrasjes së djalit të tyre!”, ka shkruar, Tomë Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …