Edi Rama: Greqia duhet ta dijë mirë se rasti i Belerit është një çështje që i përket drejtësisë dhe jo e minoritetit grek

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për France24, ka folur edhe për paralajmërimin e Greqisë për vendosjen e vetos në rrugën e Shqipërisë drejt BE, në rast se nuk merr zgjidhje rasti i Fredi Belerit. I pyetur nga gazetarja për këtë çështje, Rama tha se nuk beson se do të ketë një bllokim nga ana e Greqisë pasi nuk do ishte serioze, ndërsa shton se rasti i Belerit është një çështje që i përket drejtësisë. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e  drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje. Me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo!”, tha Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …