leoni

10 senatorë amerikanë kërkuan nga kryetari, Biden, të ushtrojë presion diplomatik kundër Kosovës e Serbisë, për t’i dhënë fund krizës

Kryetari amerikan, Joe Biden, ka folur edhe një herë për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete, mes Izraelit e Hamasit

Kryetari amerikan,  Joe Biden,  ka folur edhe një herë  për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit mes Izraelit e Hamasit. Edhe pse vazhdimisht ka treguar se qëndrimi i administratës së tij është në mbështetje të së drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje, kur vjen fjala tek vijimësia e marrëdhënies tejet të vështirë të dy palëve në fjalë, shefi i Shtëpisë së Bardhë mbron planin e një  “qeverie të vetme” të Bregut Perëndimor dhe Gazës nën një autoritet palestinez të rinovuar. Në një artikull në “Washington Post”, ai përmendi gjithashtu futjen e sanksioneve kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor. Një zgjidhje me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë afatgjatë të popullit izraelit dhe atij palestinez,  thuhet në shkrimin e Bidenit. Edhe pse mund të duket tani se e ardhmja nuk ka qenë kurrë më larg, kriza e ka bërë atë edhe më urgjente. Populli palestinez, tha ai  meriton shtetin e tij dhe një të ardhme të lirë nga Hamasi islamik. Imazhet nga Gaza dhe vdekja e mijëra civilëve, duke përfshirë fëmijë, më thyejnë zemrën. Tani qëllimi duhet të jetë përfundimi i luftës përgjithmonë dhe thyerja e ciklit të dhunës, thuhet mes tjerash në artikull.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …