Arben Gashi

Albin Kurti në vazhdimësi është përpjekur që të krijojë kriza, në veri, në mënyrë që të ketë për çka të mburret, thotë Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit për riorganizimin e grupit paramilitar të Milan Radojiçiqit në Rashkë. Gashi ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm sesi deklarohemi dhe të mos krijojmë panik pa nevojë. Albin Kurti në vazhdimësi është përpjekur  që të krijojë krizat në veri në mënyrë që të ketë për çka të mburret sepse sipas  asnjë sukses nuk ka pasur gjatë këtyre tri viteve të qeverisjes. Arben Gashi e ka cilësuar si të rëndësishme vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shtuar se vizita e tij dërgon mesazh që se NATO-ja është prezentë në rajon dhe garanton siguri. Uroj të mos jetë deklaratë e frikësimit të popullatës së Kosovës në mënyrë që t’ i mbajë të mobilizuar për interesa partiake e politike. Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën, ka thënë Arben  Gashi,  pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …